Etjen Xhafaj zëvendësministri i Infrastrukturës i ftuar në edicionin e Lajmeve në Dritare Tv tha se kontrollorët do të zëvendësohen nga jashtë. Xhafaj tha se kjo ngjarje ka një prapavijë politike.
“Ngjarje të tilla, nuk ndodhin. Ngjarje të tilla organizohen. Raste të tilla nuk ndodhin sepse ka gjithmonë negociata me sindikatat. Unë besoj dhe po jua them shqiptarëve, që kjo ngjarje ka një prapavijë politike. Thelbi është që është cenuar rendi dhe siguria kombëtare. nevoja e kontrollorëve është e domosdoshme. Për tu marrë me skuadra të tilla ka marrëveshje me vende që mund të ndihmojnë njëri-tjetrin në raste emergjencash të këtij lloji. Në fakt jo të këtij lloji, sepse kjo ngjarje nuk duhet dhe nuk ka ndodhur, por në rast unike të tjera. Do të ketë angazhim të të gjithë strukturave të tjera të vendeve fqinje për të mundësuar kthimin e shërbimeve në normalitet”, tha Xhafaj.