Revista amerikane Forbes ka zbuluar 10 sportistët më të paguar për sezonin që lamë pas. Në krye të renditjes është ngjitur sportisti i UFC-së Conor McGregor. Ai ka arritur të përfitojë nga sporti, reklamat apo dhe bizneset private, plot 180 milion dollarë.
I dyti në renditje është ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Kapiteni i ekipit katalanas e mbylli vitin me 130 milion dollarë, duke lënë pas Cristiano Ronaldon me vetëm 10 milion dollarë më pak.
Ylli i futbollit amerikan, Dak Prescott, i cili arriti të fitojë shumën e 107.5 milion dollarëve, renditet në vendin e katërt. Me 96 milion dollarë përfitime e mbylli sezonin e kaluar legjenda e NBA, LeBron James, i cili mban vendin e pestë.
Vendi i 6-të i takon përsëri një futbollisti. Flasim për Neymar, i cili e mbylli vitin me 95 milion dollarë të fituara. Tenisti Roger Federer mban vendin e 7-të në kuotën e 90 milion dollarëve, ndërsa kampioni i Formula 1, Leëis Hamilton me 82 milion dollarë renditet në vendin e tetë.
Në dhjetë sportistët më të paguar kanë arritur të futen edhe Tom Brady (Futboll Amerikan) me 76 milion dollarë dhe Kevin Durant (NBA) më 75 milion dollarëve të ardhura.