Komision i Ligjeve ka miratuar raportin e propozuar nga relatorja Klotila Bushka, për ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
14 prej deputetëve kanë votuar pro ngritjes së një Komisioni Hetimor, ndërsa deputeti Adriatik Alimadhi ka qenë i vetmi kundra.
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se ishte dakord me të gjithë argumentet e vëna të themel të kërkesës së bërë nga 49 deputetë, duke shtuar se në të gjithë veprimtarinë dhe sjelljen e Presidentit Meta nuk ka asgjë presidenciale por thjesht një sjellje absurde nga ana e tij.
Ulsi Manja: Në lidhje me këtë kërkesë të 49 kolegëve, jam dakord me të gjithë argumentat e vëna në themel të kësaj kërkese dhe me propozimin e bërë nga relatorja por pyetja që kërkon sot një përgjigje edhe për opinion publik: cilat nene të kushtetutës ka shkelur Presidenti për të filluar janë procedurë për shkarkimin e tij. Komisioni i ligjeve e shqyrton këtë kërkesë, plotëson elementët formal kjo kërkesë, por cilat nene të kushtetutës ka shkelur presidenti që i ka çuar 49 kolegë deputetë të fillojnë procedurën e shkarkimit të Presidentit. Është hera e dytë që kuvend në pak kohë inicion një kërkesë të dytë për shkarkimin e Presidentit. Unë jam edhe njëri prej firmëtarëve të kësaj kërkese, kam menduar se Presidenti jo vetëm ka tejkaluar rolin me deklarat apo qëndirme publike në raport me zgjedhjet e 25 prillit, por kjo vjen në vazhdën në gjitha sjelljet e mëparshme. Presidenti ka shkelur nenin nr.4 të kushtetutës që ka të bëjë e shtetin e të drejtës.
Presidenti ka kërkuar të imponojë vullnetin e tij politikë këtyre institucioneve duke i paralajmëruar edhe për përgjegjësi penale, i ka etiketuar.
Në tërësi në të gjithë veprimtarinë dhe sjelljen e Presidentit nuk ka asgjë presidenciale, është një sjellje absurde e tij. E bashkoj votën time dhe ju ftoj që ne të votojmë këtë raport të komisionit të ligjit që ti propozojmë kuvendit miratimin e këtij raporti duke propozuar ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor për të hetuar të gjitha shkeljet dhe nëse ky komision do të kanstatojë se në të gjithë veprimtarinë e Presidentit ka shkelje të rëndë të kushtetutës me pasoja për republikën, ti propozojë kuvendit edhe shkarkimin e Presidentit.
Me 14 vota pro dhe 1 kundër është miratohet raporti i propozuar.
Për herë të dytë presidenti Ilir Meta refuzoi pjesëmarrjen në Komisionin e Ligjeve për shkak të agjendës ndërsa shtoi se ka kohë më 10 maj. Një deklaratë e tillë, cilësua nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja si tentativë e tij për të djegur afatet e ngritjes së komisionit hetimor, pasi data përfundimtare është 9 maji