Nga Berat Buzhala/ Nuk e di pse nuk po e shfrytezon Albini talentin e vet per me shku te salla 1 tetori me jau mbajte bile nje fjalim?
Ministria e Shendetesise po thote qe tollovia eshte bo, sepse kane ardhe me marre vaksina te 1 tetori, pleq e plaka prej krejt Kosoves.
Pra, ata kane mujte me i marre, bie fjala, ne Kline, ama kane thane “a po shkojme ne Prishtine se atje po i jep vaksinat personalisht Albini?”. Edhe dalim deri ne Albi e pijme ka 1 fake?
A e mbani ne mend bre vitin e kalume kur keta racistet qesharak te banesave te Prishtines dilshin e kajshin, tuj thane qysh “Beni jâne” u pengu, e tash erdhen keta, kishe katunaret, edhe po na marrin ne qafe.
Ne sherbim te kesaj Beni i jâne aktronte duke e ndaluar fjalimin e tij kur e fillonte imami, dike ne nje xhami, fjalimin e tij. Nuk ka politikan ma overrated se sa Arben Vitija. Me nje mindil, me do çorapa me lara, me do paraqitje patetike para mediave, arriti me e ndertu imazhin e tij te politikanit te dhimbshem, ndonese te zbrazet.
Tash kur i erdhi radha me e deshmu veten, Beni nuk eshte askund per t’u pare.
Eshte zhdukur sikur shurra e pules. Po pret sadake prej botes. Po kerkon ndihme prej Kamishit. Po pin kafe ne Soma, derisa pleqt dhe plakat qe u kujdesen qe 1 vjet mos me u infektu, u futen ne nje kurth masive, duke u ftuar ne 1 tetor.