Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ku dhe ka rrëfyer se para dy vitesh ka njohur nënën biologjike. Ajo është shprehur se është ndarë nga e ëma në moshën 3-vjeçare.

“Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të. Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem që ta rikuperojë kohën e humbur për motive dhe arsye të tjerëve.”

Po ashtu, Ana ka zbuluar se do të hapë një shoqatë për vajzat pasi dalin nga shtëpia e fëmijës

“Do hap një shoqatë nga gocat pasi dalin nga shtëpia e fëmijëve, që është mosha më delikate e tyre, që për fat të keq ndodhen në mëshirë të fatit. Nuk ka si t’I lind një ide një vajze në moshën 25-vjeçare nga hiçi. Është një familje që është përkujdesur për mua që fjalën dashuri e mësova nga ata. Kujdesi atyre ka qenë maksimalisht.”