272 qytetarë janë anketuar mbi cilësinë e shërbimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit rrugor gjatë muajit prill 2021, nga ku mbi 92% e tyre janë përgjigjur se shërbimi në sportel krahasuar me 1 vit më parë është shumë më i mirë.
“Ekipi ynë ndjek nga afër perceptimin e qytetarëve dhe shqetësimet apo sugjerimet që mund të adresojnë për shërbimet tona. Performanca matet edhe nga institucione e anketime të tjera por ne e vlerësojmë shumë komunikimin direkt në sportele me qytetarët. Punohet për të korrigjuar sa më shpejt aty ku nuk jemi mirë”, u shpreh kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja.
Po ashtu, 77.9 % e të anketuarve kanë vlerësuar pozitivisht edhe përmirësimin e bërë për kohën e pritjes në radhë për të marrë një shërbim.
Nga ana tjetër mbi 85 % e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se përmirësimi më i ndjeshëm në shërbim ndjehet në procedurën për regjistrimin e mjetit.