Përkeqësohet moti, reshjet e shiut dhe ulja e lehtë e temperaturave do të mbizotërojë ditën e sotme duke prishur planet për një fundjavë në breng të detit. Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi vendin tonë, ku veriu dhe pjesërisht zonat qëndrore paraqiten me vranësira të dendura dhe shira të izoluar e të pakët, nuk përjashtohet mundësia edhe e ministuhive afatshkutra të breshërit.
Ndërsa mbrëmja sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të dominojnë në pjesën më të madhe të Shqipërisë por vranësirat mbeten të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor. Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 8°C deri në 25°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 45-50 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4-5 ballë.