Shpallja “non grata” e Sali Berishës ka tronditur dje politikën shqiptare. Qëndrimi i Sekretarit Blinken ishte shumë i fortë, por në atë deklaratë ai e bën të qartë se kjo histori nuk mbyllet me kaq, pasi pas Berishës do e kenë radhën emra të tjerë.
Kjo lëvizje e fortë nga SHBA ka sjellë reagime të forta jo vetëm në Shqipëri. Gazetarja investigative nga Kosova, Arbana Xharra ka ndërhyrë në një postim të gjatë të Berat Buzhalës, ku merrte në mbrojtje figurën e Sali Berishës.
Xharra shkruante në komentin e saj se Sali Berisha iu ka dhënë pasaporta shqiptare pjesëtarëve të Al Qaeda’s, koment i cili shkaktoi reagime të shumta.
“Sali Berisha u ka dhene pasaporta shqiptare pjestareve te Al Qaeda’s”, shkruan gazetarja.