Në lidhje me deklaratën e lëshuar nga UEFA më 7 maj mbi Superligën dhe pozicionin e marrë nga nëntë anëtarët e saj themelues, klubet e futbollit të Barcelonës, Juventusit dhe Real Madridit kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët për shtyp:

“Klubet themeluese kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin presione, kërcënime dhe shkelje të papranueshme nga palët e treta në mënyrë që të tërheqin projektin e propozuar dhe, për pasojë, të heqin dorë nga e drejta / detyra e tyre për të siguruar zgjidhje për ekosistemin e futbollit përmes propozimeve konkrete dhe dialogut konstruktiv. Kjo është e patolerueshme nga një pikë e ligjit dhe drejtësia tashmë ka vendosur në favor të propozimit të Superligës, duke urdhëruar FIFA dhe UEFA të përmbahen, direkt dhe përmes anëtarëve të tyre, nga ndërmarrja e ndonjë veprimi që mund të rrezikojë iniciativën në çdo mënyrë në pritje të procedurave .

Projekti i Superligës u konceptua bashkërisht nga 12 klubet themeluese me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve për situatën aktuale të paqëndrueshme në sektorin e futbollit. Të 12 klubet themeluese ndanë të njëjtin shqetësim; ashtu si palët e tjera të interesit në futbollin europian, veçanërisht në kontekstin aktual socio-ekonomik, se reformat strukturore janë të domosdoshme për të siguruar që sporti ynë të mbetet me interes dhe të mbijetojë në planin afatgjatë. Për t’iu përgjigjur kësaj, më 18 prill njoftuan gatishmërinë e tyre për të krijuar Superligën dhe për të krijuar një kanal komunikimi me UEFA dhe FIFA, në një frymë konstruktive bashkëpunimi midis palëve, siç u ishte njoftuar secilës prej tyre në të njëjtën datë.

Me respektin maksimal për ambientet aktuale dhe ekosistemin e futbollit, klubet themeluese kanë rënë dakord shprehimisht që Superliga do të zhvillohet kur të njihet nga UEFA, FIFA ose të dyja; ose kur, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, konsiderohet si një kompeticion i pajtueshëm në të gjitha aspektet me ekzistencën e vazhdueshme të klubeve themeluese në konkurset e brendshme përkatëse. Sidoqoftë, përkundër këtyre rrethanave, UEFA dhe FIFA deri më tani kanë refuzuar të krijojnë një kanal adekuat të komunikimit.

Ky project synon të sjellë stabilitet financiar për të gjithë familjen europiane të futbollit, e ndikuar aktualisht nga një krizë e thellë që kërcënon mbijetesën e shumë klubeve. Prova e kësaj janë zotimet e njoftuara për alokimin vjetor të fondeve të solidaritetit me një shumë të garantuar, krahasuar me ato të shpërndara nga UEFA dhe për të forcuar rregullat e qëndrueshmërisë financiare, përmes krijimit të një sistemi të qartë, transparent dhe efektiv të kontrollit, subjekt i kontrolleve nga pjesë e ekspertëve.

Të 12 klubet themeluese ndanë se si Superliga përfaqëson një mundësi unike për t’iu ofruar tifozëve në të gjithë botën shfaqjen më të mirë të mundshme dhe për të forcuar interesin global karshi futbollit, i cili nuk është një fakt i pandryshueshëm dhe iu nënshtrohet tendencave të reja të gjeneratave. Për më tepër, ata ndanë se një nga objektivat kryesorë është promovimi i futbollit të femrave në një shkallë globale, një mundësi e madhe, por aktualisht e nënvlerësuar për sektorin.

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për larminë e reagimeve ndaj iniciativës së Superligës dhe, rrjedhimisht, për nevojën e reflektimit në arsyet e disa prej tyre. Ne jemi të gatshëm të rishikojmë qasjen e propozuar, sipas nevojës. Sidoqoftë, do të ishim shumë të papërgjegjshëm nëse, të vetëdijshëm për nevojat dhe krizën sistematike të sektorit të futbollit që na bëri të shpallim Superligën, të braktisim misionin e sigurimit të përgjigjeve efektive dhe të qëndrueshme për çështjet ekzistenciale që kërcënojnë sektorin e futbollit.

Ne jemi të pikëlluar kur shohim se klubet, miqtë tanë dhe partnerët themelues të Superligës, tani janë në një pozitë jo-konsistente dhe kontradiktore, duke nënshkruar angazhime të shumta me UEFA-n dje. Sidoqoftë, pavarësisht problemeve konkrete që çuan 12 klubet themeluese të shpallnin Superligën disa javë më parë, ne ritheksojmë se, për të nderuar historinë tonë, për të përmbushur angazhimet ndaj palëve të interesit dhe tifozëve tanë, për të mirën e futbollit dhe për qëndrueshmërinë financiare të sektorit, e kemi për detyrë të veprojmë me përgjegjësi dhe të këmbëngulim në arritjen e qëllimeve tona. Kjo, pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve të vazhdueshme dhe të papranueshme nga UEFA.

Mbi të gjitha, ne i përsërisim FIFA, UEFA dhe të gjithë aktorëve të futbollit, siç kemi bërë në shumë raste që nga njoftimi i Superligës, angazhimin dhe vullnetin tonë të vendosur për të diskutuar së bashku, me respekt dhe në përputhje me parimet e ligjit, por pa presione të patolerueshme, zgjidhjet më të përshtatshme për qëndrueshmërinë e të gjithë familjes së futbollit”.