Ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani ka folur lidhur me zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. I ftuar në PolitikOn,
Nishani u shpreh se nuk ka ambicie për kryetar të PD-së, ndërsa këmbënguli se kryedemokrati Lulzim Basha duhet që të lërë postin.
Ai shtoi se PD ka nevojë për një hapje të madhe dhe të jetë një shtëpi e madhe e lirisë, dhe jo një pronë e kryetarit.
“Absolutisht që nuk kam ambicie për kryetar, sepse është një çështje dytësore. Kauza ime është të shoh PD-në të madhe.
Kjo fillon me një rritje të saj dhe me ndryshimin e statusit, kryesia dhe Këshilli kombëtar të jenë funksionalë dhe të mos quhet si një dhuratë, por të vijnë pas një gare në ndershme.
Kryetari i partisë nuk mund të jetë pronari i partisë, por duhet të imponojë respekt dhe autoritet.
Pra, PD ka nevojë për një hapje të madhe dhe të jetë një shtëpi e madhe e lirisë.
PD nuk mund të jetë më e besueshme me formulat dhe vizionet e 2015, por që do të marrë frerët e shtetit në vitin 2025, se ka lindur si një parti e frymës së lirisë,”-tha Nishani.