Grupimi “Për PD-në” ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme. Ish- presidenti Bujar Nishani foli për ftesën që kryeministri Edi Rama i ka bërë kryedemokratit Lulzim Basha.
Sipas tij, nëse do të ketë një bashkëpunim mes PD-PS do të ishte një “thikë pas shpine” për demokratët.
“Nëse ka një tentativë të tillë do të realizonte atë që është droja më e madhe e opinionit publik, një droje që ka ekzistuar edhe brenda PD, për ta kthyer në një aneks të Edi Ramës, asgjësimi i PD, por unë jam e bindur që kjo tentativë për ta asgjësuar apo të ta kthyer në një aneks të padëgjueshëm për qytetarët. Do ishte thika më e helmatisur pas shpine“, tha Nishani.