Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shfaqur duke festuar, pavarësisht humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Me demokratët e Njësisë Nr. 8 në Tiranë. Jemi një familje e madhe! Si e tillë, nuk do ta ndalim në asnjë çast punën për të sjellë ndryshimin për të cilin vendi ka nevojë”, shkruan Basha në rrjete sociale, shoqëruar me foto duke qeshur e gëzuar.

Ky veprim i tij ka revoltuar demokratët, të cilët nuk janë përmbajtur ndaj sjelljeve të Bashës.

“S’kemi arsye për të festuar, jemi të vjedhur, kape situatën mos fli gjumë…Ik e jep dorëheqjen, se deri sa te jesh ti kryetar i PD-së, mjerë ne. Me ty në krye ka edhe tre mandate të marra ai i gjati…

..Dil e protesto për vjedhjen e votave o bastard, burrë i paguar nga Edi Rama e jo të bësh fushatë për të ndenjur kryetar partie, o tradhëtarë, na more në qafë, duke na shitur mor këlysh i përdorur nga komunistët…

..Sa te jesh ti në krye të PD-së edhe djali i Zahos bëhet kryeministër… Po pse o debil…..ty do presim ne, sa të bëhesh Kryeministër, në qoftë se bëhesh ndonjëherë?

…Ik hap krahun ti bësh nder demokracisë o idiot, se na more në qafë që mbështetëm një debil….Largohu një orë e më parë, o bastard. Mallkuar qoftë dita që votova dhe besova tek ty”.

Këto janë vetëm disa nga komentet që demokratët kanë lëshuar ndaj Bashës në rrjetin e tij social, ndërsa ai shfaqet i lumtur, duke festuar.

Partia Demokratike, arriti të marrë vetëm 59 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit, duke mbetur sërish në Opozitë.

Kjo humbje ka çuar në dëshpërimin e demokratëve, të cilët kanë reaguar duke kërkuar përgjegjësi nga Lulzim Basha dhe dorëheqjen nga posti i kreut të PD-së.

Por, Basha, ka vijuar sikur mos të ketë ndodhur asgjë. Fillimisht vlerësoi procesin zgjedhor dhe pas 24 orësh nga mbyllja e procesit të votimit, kur rezultatet paraprake nxirrnin PS fituese, Basha doli dhe tha se kanë fituar, por ende nuk ishin numëruar kutitë e mira.

Pasi të gjithë kutitë u numëruan, mbrëmjen e 27 Prillit, Basha sërish doli para selisë së PD, duke thënë se beteja vazhdon dhe lufta sapo kishte nisur.

Më pas humbjen filloi ta justifikonte me deklarata të tipit se ka pasur manipulime në procesin zgjedhor, dhe në këto rrethana u përgatitën disa padi që u dërguan në KAS dhe që po rezultojnë të mbushura me deklarata politike pa prova siç pretendohet dhe thuhet.

Të gjitha këto kanë çuar në zemërimin e demokratëve dhe çdo ditë e më shumë po i përplasin në sy humbjen.

Më poshtë po sjellim disa prej komenteve të demokratëve, që kanë shpëtuar pa u fshirë nga rrjeti social i Bashës.  /cna.al/