Kryeministri Edi Rama ishte në spitalin e Fierit i cili tashmë ka nisur të ofrojë shërbim për qytetarët.
I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë , Rama takoi nga afër personelin mjekësor, një pjesë e të cilëve siç është bërë e ditur që më herët janë turq.
Ndërkohë me entuziazëm e kanë pritur dhe pacientët vizitën e kreut të qeverisë, më të cilët Rama ka shkëmbyer dhe batuta.
Pacienti: Zoti kryeministër , o punëtori i madh i Shqipërisë. Ke bërë edhe atë ministren shumë punëtore, të rri afër
Rama: Po pse e mban, ky qenka në super formë
Pacienti: Këtu qenka fantastike, gjithë kjo arkitekturë, të gjithë këta punonjës janë florinj, shumë punëtor. Është shumë pastërti.