Shtetet anëtare të BE-së pritet të krijojnë deri më 9 qershor listën e vendeve joeuropiane, shtetasit e të cilave do të jenë në gjendje të hyjnë lirshëm në zonën europiane, njoftoi ministri i Jashtëm francez, tha Jean-Yves Le Drian. BE mbylli kufijtë e saj të jashtëm në mars 2020 për udhëtimet jothelbësore dhe për këtë arsye do të krijojë nga qershori një listë të shkurtër, të rishikuar rregullisht, të vendeve të treta, banorët e të cilave, të vaksinuar ose jo, mund të hyjnë në Bllok.

“Qëllimi është që kjo listë të jetë gati më 9 qershor, pra është shumë shpejt”, tha Le Drian. “Kjo kategori e gjelbër do të bëjë të mundur hyrjen në Europë, pa ndonjë vështirësi, përveç kontrolleve minimale shëndetësore”, shtoi ai pa dhënë detaje të tjera.

Përveç kësaj, ekziston edhe një “listë portokalli”, që do të identifikojë vendet, shtetasit e të cilave duhet të kenë marrë një “vaksinë të njohur” nga BE, si edhe një “listë e kuqe” me kufizime jashtëzakonisht të forta për shkak të qarkullimit të varianteve COVID-19. Lista e fundit aktualisht përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Indinë.