Ish-ambasadori Fatos Tarifa foli në “Breaking” në TopNews edhe për vendimin e Departamentit Amerikan të Shteti në lidhje me shpalljen non-grata të Sali Berishës.
Diplomati i njohur Tarifa tha se Berisha ka qenë personi që duhet të ishte në krye të vendimeve të DASH për tu shpallur non-grata
“Vendimi për shpalljen non-grata ishte sofran dhe askush nuk mund ta diskutojë. Berisha ka qenë personi që duhet të ishte në krye të vendimeve të DASH për tu shpallur non-grata.
Edhe Meta mund të jetë i radhës jo për fjalorin e përdorur por për aferat korruptive.
Për shqipërinë është një lajm i mirë pasi njerëzit që i kanë bërë dëm duhet ta paguajnë edhe për PD dhe PS është lajm i mirë.
Meta për të mirën e vet duhet të largohet unë nuk shoh të tij ardhme në politikë pasi ka pasur të gjitha postet më të larta”, u shpreh Tarifa.