Shifrat javore të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 po bien në të gjithë Europën dhe do të vazhdojnë të bien deri në fund të majit, sipas parashikimeve të përditësuara të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Në Itali, rastet e reja në javë pritet të bien me mbi 1 000 në ditë, nga 50 453 të regjistruara deri të shtunën e kaluar, në 41 366 më 22 maj dhe 32 814 më 29 maj.
Vdekjet në javë pritet të ulen nga 1 369 të regjistruara deri të shtunën e kaluar, në 1 071 më 22 maj dhe 847 më 29 maj.
Sipas ECDC, Danimarka dhe Portugalia janë përjashtimet, por për të parën, flitet për një rritje nga 5 vdekje në javë në 9, kurse për të dytën, kurba e parashikimit është e sheshtë, me 2 500-2 600 raste të reja dhe 14-15 vdekje në javë, deri në fund të majit.
Në Spanjë, infeksionet pritet të bien nga 37 000 në 25 000 dhe të vdekurit nga 547 në 447.
I njëjti trend mund të shihet diku tjetër në Europë, më shumë e shënuar në Gjermani, Francë, Belgjikë dhe Holandë, më pak në Suedi dhe Finlandë.