Ambasadorja amerikanë Yuri Kim në një postim në rrjetet sociale thekson se pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese janë shqyrtuar 100 çështje.
Diplomatja amerikanë paralajmëron se çështje edhe më të vështira po vijnë.
‘Pas 3 vjet paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në Dhjetor 2020. Që atëherë, Gjykata ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka lëshuar 25 vendime. Çështje edhe më të vështira po vijnë. Reforma në drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë me Shqipërinë derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional.’- shkruan Yuri Kim.