Autoritetet shëndetësore në Itali, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10.554 raste të reja infektimesh me COVID-19.

Ka një ulje të infektimeve krahasuar me një ditë më parë, ku përtej Adriatikut u regjistruan 11.807 infektime.

Sakaq, është ulur edhe numri i viktimave, ku janë regjistruar 207 persona, ndërsa një ditë më parë, u shënuan 51 më shumë, pra 258.

Lajmi mirë është se 15.580 persona janë shpallur të shëruar në të gjithë territorin italian.

Në totalin e përgjithshëm të spitaleve, 2.253 persona ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv, ndërsa në të gjithë vendin, aktualisht në spital ndodhen 16.331 qytetarë.