Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër mblidhet Komiteti i Ekspertëve për të njoftuar lehtësimin e mëtejshëm të masave anti-Covid.
Në një dalje publike kreu i qeverisë tha se ndodhemi në një situatë optimale, por gjithsesi nuk duhet t’i zëmë besë 100% virusit.
Sot nisi edhe vaksinimi i punonjësve të transportit urban.
“Jemi në situtatë optimale por është e rëndësishme që të mos harrojmë që nuk kemi parashikueshmëri 100% të plotë në rrugën e daljes nga ky tunel. Prandaj duhet të kemi shumë kujdes.
Nesër del Komiteti me masa të lehtësuara, dhe shpresojmë të kemi një sezon veror edhe më të çlirët se ai i herës së kaluar,” tha Rama.