Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë kryer 17.125 vaksinime kundër COVID. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo thotë se vijon me ritme të larta vaksinimi anticovid në çdo cep të Shqipërisë, ndërkohë që bën me dije se deri më tani që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria buzëqesh’ janë bërë 494.02 vaksinime.

Me këtë numër objektivi i vendosur nga Qeveria prej javësh që brenda majit të bëheshin 500 mijë vaksinime duke se do të arrihet në këto ditë të para të këtij muaji. Vaksinimi anti COVID po vijon në mbarë vendin, sipas kategorive të përcaktuara në bazë të moshës dhe profesioneve të veçanta. Procesi po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Ditën e djeshme kanë ardhur në Shqipëri edhe 25 mijë vaksina të tjera Sputnik V. Kryeministri Edi Rama tha se se nuk do të ndalet procesi dhe se do të vijojë të intensifikohet.

Ndërkaq më 20 prill, Komisioni Evropian deklaroi se do të dhuronte në total 651 mijë doza BioNTech / Pfizer do të dorëzohen në rajon në këste javore nga fillimi i majit deri në gusht. Në saj të kësaj ndihme Shqipëria do të marrë 145 mijë doza, Kosova 95 mijë, Maqedonia e Veriut 119 mijë, Serbia 36 mijë, Mali i Zi 42 mijë dhe Bosnjë-Hercegovina 214 mijë doza.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 100 raste të reja infeksioni dhe 2 persona kanë humbur jetën.