Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka zgjedhur sot si foto të ditës, Togeren Valdeta Mehanja nga Garda Kombëtare e Alabamës e lindur në Kosovë dhe Togeren e 2-të Armela Murati, në aerodromin e Farkës në Shqipëri.
“Njihuni me të “parat” të cilat po bëjnë hapa përpara drejt barazisë. Togerja e 2-të Valdeta Mehanja (majtas), pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131 nga Garda Kombëtare e Alabamës dhe shqiptare e lindur në Kosovë, bisedoi mbi ngjashmëritë midis tyre me piloten e helikopterit të parë shqiptare femër, Togeren e 2-të Armela Murati, në aerodromin e Farkës në Shqipëri, ndërsa marrin pjesë së bashku në DefenderEurope 21″, shprehet ambasada, duke sqaruar rolin e DEFENDER-Europe 21.
DEFENDER-Europe është një ushtrim i përbashkët vjetor, shumëkombësh, i udhëhequr nga ushtria amerikane në shkallë të gjerë, i krijuar për të krijuar gatishmërinë dhe ndërveprimin midis ushtrive të SHBA, NATO dhe partnerëve.