Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 32°C.
Era do të jetë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 13°C në 25°C dhe në zonat e ulëta nga 18°C në 28°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës