Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në disa zona do të ketë edhe reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 13ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26°C. Era do të jetë në drejtim Verior – Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4-5 ballë.