Kryeministri Edi Rama tha se PS ka qëllimin e saj shkarkimin e Ilir Metës si President, i cili me figurën e tij është personifikimi i anti-shtetit. Duke e cilësuar si një personash grotesk, Rama tha se ai turpëron shqiptarët e ndershme dhe Shqipërinë dhe se do të bëjnë gjithçka kanë në dorë për të votuar në bllok shkarkimin e tij. Rama tha se nuk ka ende një emër zëvendësues, por që për këtë do të diskutojë me PD.

“Me Ilir Metën dhe partine e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim ai duhet shkarkuar si një personifikim i anti-shtetit i ndëshkuar nga shqiptarët më 25 prill, një personash grotesk që turpëron Shqipërinë me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi I ilir Metës nuk është i gjithë në dorën tonë por të bëjë gjithçka që kemi në dorë për të çminuar institucionin e Presidenti të Republikës duke votuar në bllok shkarkimin e tij dhe se ky shkarkim nuk ka lidhje me asgjë tjetër përveç pozicionit tone publik krah anës dërrmues të popullit që nuk duan ta shohin më atë si presidet. Ne do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri.”, tha Rama.