
Gazetari Adriatik Doçi ka folur për dosjen e Gërdecit në emisionin “Breaking” dhe për rihapjen e hetimeve për ish ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu.
Sipas tij, Mediu ishte vegël e familjes Berisha dhe kur ndodhi shpërthimi thotë se të gjithë morën në telefon Shkëlzen Berishën.
“Fatmir Mediu ishtë një vegël e familjes Berisha. Në momentin e shpërthimit të gjithë morën në telefon Shkëlzen Berishën është përdorur e njëjta metodë korrupsioni. Baxhanaku I Sali Berishës punonte në Gërdec, të gjithë elementë të çojnë te familja Berisha”, shtoi Doçi.