E ardhmja e Paulo Dybala mbetet në dyshim. Sipas Tuttosport, sulmuesi i Juventus duket se e ka marrë vendimin e tij. Argjentinasi ka dëshirë të qëndrojë në Torino. La Joya duket se është i gatshmë të bëhet lideri i Zonjës në rast të një largimi të Cristiano Ronaldo-s.
E vetmja pengesë mbetet rinovimi i kontratës që skadon në verën e vitit 2022. Klubi bardhezi synon të arrijë një marrëveshje sa më shpejt për të mos rrezikuar ta humbasë lojtarin me kosto zero.