Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës 17-22 maj 2021, monedha e përbashkët europiane dhe paundi britanik, forcuan pozitat në këmbim me lekun, ndërsa dollari amerikan u nënçmua në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, përgjatë kësaj jave, dollari amerikan u ul me 0,45 lekë duke zbritur në kuotën e 100,69 lekëve kundrejt 101,14 lekë që ishte në fillimjavë.

Ndërsa euroja u forcua me 0.17 lekë dhe u ngjitur në vlerën e 123.05 lekëve nga 122.88 lekë që këmbehej ditën e hënë. Paundi britanik këmbehet me 143,12 lekë ndaj 142,61 lekëve që ishte në fillim të javës. Franga zvicerane u këmbye në fundjavë me po të njëjtën vlerë sa ishte në fillim të javës me 112.35 lekë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se kursi i këmbimit valutor vendas, luhatet në tregues të që qëndrueshëm dhe brenda parashikimeve të Bankës Qendrore.