Mbrojtësit e Sali Berishës, që janë të paktë duhet thënë, që prej ditësh kur ai u shpall “non grata” nga SHBA, kërkojnë provat nga Uashingtoni, për akuzat se është i kor ruptuar dhe se ka minuar demokracinë shqiptare ndër vite. Provat ku janë, ulërasin nëpër televizione e shkruajnë nëpër portale. A thua do shumë mundim për të gjetur prova, kur ato i kemi të gjithë para syve ne që jetojmë këtu. Provat ulërasin vetë, duke filluar nga 1996, kur Sali Berisha vjed hjen e zgjedhjeve e ktheu në një institucion.

Për të vazhduar me ’97-n e tmer rshme, që sipas mbrojtësve të Berishës, në fakt ishte një revolucion komunist për ta rrë zuar atë nga pushteti, edhe pse ai kishte vjedhur jo vetëm zgjedhjet, por iu vodhi shqiptarëve edhe qindarkat e fundit, me lejimin e formave piramidale. Vazhdojmë me grushtin e shtetit në ’98, kur me ar ki v olin e Azem Hajdarit në krah, kërkonte të vinte në pushtet me lu ftë.

Pastaj u rritën fëmijët dhe e zhytën edhe më keq. Shkëlzeni me Gërdecin, ku për shkak të kor rupsionit qeveritar të babait të tij, u v ra në dhjetëra persona dhe pl ag osën qindra të tjerë, që ende sot e kësaj dite kërkojnë drejtësi. Dhe Argita, natyrisht, që vetëm për një firmë të babit, kërkonte 3 përqind të fitimit. Sot, Shkëlzeni dhe Argita janë dy nga njerëzit më të pasur në vend, edhe pse i pari nuk punon dhe as ka punuar ndonjëherë gjëkundi, ndërsa e dyta zyrtarisht figuron thjesht si pedagoge. Doni më prova? Epo është edhe një portal e televizion i ngritur nga i papuni Shkëlzen Berisha, që ka të punësuar qindra vetë dhe i paguan me para ko rr upsioni, se reklama deri pak kohë më parë nuk ka pasur, që ngjasme të justifikohej të paktën, se fitonte para nga ato.

Për të mos harruar pastaj 4 v ra s jet në Bulevard, pse kishin dalë të protestonin kundër Ilir Metës e Sali Berishës. Dhe për të ardhur në fund, tek aleanca Berisha-Meta, për të penguar me çdo kusht reformën në drejtësi, nga frika se do të shkojnë para gjykatës për ato që kanë bërë gjatë këtyre viteve.

Nëse këto s’ju duken prova, atëhere më mirë vazhdoni me refrenin se këtë të keqe Berishës ia ka bërë Sorosi. Dukeni më interesantë ashtu, edhe pse qesharakë! TemA/