Pas verifikimeve, Prokuroria e Posaçme për Antikorrupsionin vëren se listat e patronazhistëve të PS që nxiten debate para 25 prillit, për të dhënat personale të banorëve të Tiranës, nuk ka elementë të veprës penale për korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje.

Këto dy vepra janë kompetence e SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ky hetim është në fazat e fundit dhe nëse do të faktohet korrupsioni do t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Tiranës për veprën penale vjedhja e të dhënave personale.