Analisti Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar arrestimin e Sali Berishës pas goditjes që i dha SHBA.
Ai ka sqaruar dhe debatet se nga duhet të fillojë radha e prangave.
Spahiu ka përmendur rastet në botë ku dhjetëra ish-kryeministra janë arrestuar pasi janë larguar nga detyra dhe jo kur janë në funksion.
Postimi i plote i Spahiut:
Sqarim juriidik:
Për të gjithë ata që dabatojnë nga duhet filloj rradha arrestimeve nga qeveria apo opozita:
– Chirac u akuzua për korrupsion kur iku nga President i Francës.
– Kohl u akuzua për korrupsion kur iku nga kryeministër i Gjermanisë.
– Andreoti në Itali u akuzua për lidhjen me Mafien kur iku dhe ishte 90 vjeç.
– Tonny Blair u akuzua për korrupsion në Angli pasi iku si Kryeministër
– Sarkozin e akuzuan për korrupsion kur iku nga drejtimi Francës.
– Berluskonin e akuzuan në fundin e tij.
– Gruevskin e akuzuan pasi mbaroi mandatin.
– Dhjetra-dhjetra ish-kryeministra janë arrestuar pasi janë larguar nga detyra dhe jo kur janë në funksion.
Drejtësia fillon nga ai që ka qënë dhe vazhdon me atë që s’do jetë……
Ky mesazh u shkrua për gjithë ata “intelektual” që kanë marr peshoren e farmacisë dhe e ngatrrojnë me peshoren e drejtësisë. Askush s’mund të shpallet i pafajshëm me justifikimin, se rradhën e ka dikush tjetër …..
As nuk mund pretendohet që në 1 ditë të futen në një thes. Rëndësi ka që askush mos shpëtoj, pavarsisht kohës.
Mirë do ishte për ATA që burgun ta bënin në rini, por ja që fati keq ju bie ta kryejnë burgun në pleqëri.