Gazetari Flogert Muça ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Breakin’ në Top News ku u diskutua në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Muça u shpreh se Meta duhet të ishte shkarkuar që në vitin 2017 , pasi që në këtë vit Meta i sapo emëruar President, zhvilloi fushatë elektorale dhe u bë palë me partitë ndërkohë që duhej të ishte sipër tyre. Lexo.al/