Anita Likmeta, sipërmarrësja dhe gazetarja shqiptare i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama drejtuar të rinjve (studentëve dhe jo vetëm) që duan të kontribuojnë me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen në punët e mandatit të tretë. Likmeta shkruan se kjo iniciativë mund të gjejë vërtet vëmendjen e të gjithë atyre që duan të përfshihen dhe të investojnë në vendin tonë në një moment vendimtar historik në të cilin më në fund do të kemi mundësinë të marrim një rol udhëheqës në kontekstin Evropian.
Më tej gazetarja bën medije se ka filluar disa nga projektet e saj kulturore në Shqipëri, të cilat kanë ambicien e një hapësire ndërkombëtare dhe për të cilat nuk kërkon para por për dëgjim konkret.
Reagimi i plotë: Zoti Kryeministër Edi Rama,
Jam shumë e gëzuar që lexoj këtë call to action drejtuar të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të vendit, sepse është pikërisht ajo që unë e argumentoja si të nevojshme dhe urgjente në shumë artikuj të mi gjatë muajve të fundit. Unë mendoj se kjo iniciativë mund të gjejë vërtet vëmendjen e të gjithë atyre që duan të përfshihen dhe të investojnë në vendin tonë në një moment vendimtar historik në të cilin më në fund do të kemi mundësinë të marrim një rol udhëheqës në kontekstin Evropian.
Meqenëse e juaja është një mesazh publik, drejtuar qytetarëve shqiptarë, unë përgjigjem publikisht sot duke e bërë veten të disponueshme. Unë tashmë kam filluar disa nga projektet e mia kulturore në Shqipëri, të cilat kanë ambicien e një hapësire ndërkombëtare dhe për të cilat nuk kërkoj para por për dëgjim konkret.
Puna e mbarë atëherë, dhe rroftë Shqipëria!
Signor Primo Ministro,
Apprendo con grande gioia di questa sua call to action, rivolta a tutti gli albanesi, dentro e fuori i confini del Paese, perché è esattamente quello che avevo sostenuto come necessario e urgente in molti miei articoli degli scorsi mesi. Penso che questa iniziativa possa davvero trovare l’attenzione di tutti coloro che vogliono mettersi in gioco e investire nel nostro Paese in un momento storico decisivo in cui finalmente abbiamo la possibilità di assumere un ruolo da protagonisti nel contesto europeo.
Visto che il suo è un messaggio pubblico, rivolto ai cittadini albanesi, pubblicamente le rispondo oggi mettendomi a disposzione.
Ho avviato già alcuni miei progetti culturali in Albania, che hanno l’ambizione di un respiro internazionale e per i quali non chiedo soldi ma un concreto ascolto.
Buon lavoro dunque, e viva l’#Albania!