Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duket se kanë qenë një test për klasën politike shqiptare dhe përsa i përket procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Por një lajm i madh duket se vjen nga Brukseli. Gazetari i Euronews në Bruksel, Jack Parrock ka dhënë një lajm për Shqipërinë, duke bërë të ditur se në qershor Komisioni i Europian do të bëjë një lëvizje të madhe në muajin qershor.
“Breaking/ Komisioni i Europian do të propozojë një lëvizje të madhe përpara për procesin e pranimit për Shqipërinë. Burimet më thonë Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE. Shtetet e BE-së më pas do të zgjedhin nëse do të miratojnë”, shkruan gazetari në rrjetin e tij social.