Shtyhet afati i mbylljes së pikës kufitare të Kapshticës. Në një njoftim të Ambasadës greke është lajmëruar se dogana do të vijojë të jetë e mbyllur duke lënë në zbatim të njëjtat masa, pra lejimin e kuotës prej 400 personash.

Punonjësit sezonalë mund të vijojnë kalimin drejt shtetit helen. Ndërkohë, në Drejtorinë e Kufirit ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë vendim, i cili pritet të jepet brenda ditës së sotme.

Kjo situatë duket e pakuptimtë, duke qenë se rastet e reja dhe vdekjet nga koronavirusi kanë rënë ndjeshëm në vendin tonë, ndërsa në Greqi shifrat janë më të larta.