Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Korçë dhe në Elbasan.

Ditën e sotme pritet që të jepet edhe vendimi për zgjedhjet në Fier. Kujtojmë që në Kolegjin Zgjedhor ka nisur shqyrtimi i ankimimeve të opozitës. Çështja e parë që po shqyrtohet është rezultati i zgjedhjeve në Gjirokastër.