“Liberalizimi i vizave për Kosovën ka marrë shumë kohë, vendi ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë”. Kështu është shprehur përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Joseph Borrell duke u bërë thirrjeve vendeve të BE-së që të reflektojë për t’i dhënë dritën jeshile Kosovës.

Zyrtari i lartë i Brukselit ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. “Do të ndërmjetësoj një takim tjetër të nivelit të lartë të dialogut në Beograd në Prishtinë në qershor. Ky duhet të jetë vit përparimi në të gjitha fushat midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor” tha ai.