Ka përfunduar me rezultatin 3-2 Derbi i Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit. Goli i Ronaldos dhe dy golat e Cuadrados zhbënë golat e Lukaku dhe autogolin e Chielinit.
Me këtë fitore djemtë e drejtuar nga Andrea Pirlo mbajnë ende gjallë shpresat për një vend në zonën Champions. Bardhezinjtë janë ngjitur në vendin e katërt me dy pikë më shumë se Napoli i vendit të pestë të cilët udhëtojnë nesër drejt Fiorentinës. Kujtojmë që para dy javësh Interi u shpall matematikisht kampion. (Lexo.al)