Ka shkuar në 13 numri i viktimave pas rrëzimit të një teleferiku, në periferi të Torinos në Itali.

Katër kanë humbur jetën më vonë, ndërsa dy fëmjë janë në gjendje kritike për jetën, me plagë të rënda në trup.

Sa i përket ngjarjes, autoritetet thonë deri tani se shkak i rrëzimit të teleferikut u bë një kavo e cila papritur u shkëput.

Në momentin e rënies, teleferiku ishte në lartësinë e 1 mijë e 491 metrash.

Teleferiku ishte hapur në datën 24 prill të këtij viti, pas mbylljes si pasojë e koronavirusit, dhe nuk dihet nëse ishin bërë kontrolle përpara se të futeshin njerëzit.