Ndryshimi drastik i këngëtares Adele bëri bujë të madhe në mediat e mbarë botës dhe është diskutuar gjatë.
Ajo ka humbur 44 kilogramë dhe pamja e saj i ka bërë kuriozë të gjithë, ndaj edhe kompani të njohura në botë kanë kërkuar ekskluzivitetin e imazhit të saj për të reklamuar produktet e tyre.
Së fundmi, trajneria e saj, Camila Goodis tregoi për “Us Ëeekly” më shumë detaje rreth regjimit të saj.
“Adele u trajnua me mua dhe më e bukura është se s’ia kisha idenë që ishte Adele. Sa kishte lindur asokohe, ushtroheshim ngadalë dhe nga pak. Pilates ishte perfekte për të”, u shpreh instruktorja personale e Adeles.
Kombinimi i regjimit ushqimor dhe ushtrimi i përditshëm është sekreti i vetëm.
“90% i takon dietës. Mendoj se ajo ndryshoi stilin e jetesës, filloi të hante më mirë dhe të ushtrohej normalisht. Rruga më e mirë drejt dobësimit nuk janë ushtrimet. Është goja. U them gjithmonë klientëve të mi. Mund të ushtrohesh dhjetë orë në ditë, por nëse nuk ha mirë, nuk ke për të pasur rezultate”, përfundoi ajo.
Kujtojmë se në muajin shtator të vitit 2019, Adele i dha fund martesës së saj me ish-bashkëshortin Simon Konecki.
Në vitin 2012, Adele dhe Simon u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Angelo, mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë mes dyshes.