Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me debate të forta mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe sfidantit të tij në zgjedhjet brenda PD Fatbardh Kadilli.
Teksa është ngritur si alibi se humbja ka ardhur veç për shit-blerjen e votës, Kadilli ka kërkuar që problemi të shihet më thellë se kaq.
Ai ka kërkuar analizë të plotë dhe jo justifikime për të nxjerrë Bashën të pafajshëm nga përgjegjësitë e tij si kryetar i PD.
Nisur nga këto, në një moment ai ka ironizuar: “Atëhere ndërrojmë popullin por jo kryetarin”.