Nga Amit Stringa/
Kandidatet per Kyetar te PD kane detyrim te shprehen per qendrimin e Departamentit te Shtetit dhe cila do jete perqasja e tyre ne krye te PD.
Kjo teme eshte tema kryesore per ringritjen e PD dhe moralin e saj.
Kjo nuk duhet vetem te kufizohet si pike tek ish-Kryeministri Berisha, por te gjithe bashkepunetoret e tij dje ne poste kyce apo sot edhe si deputet te zgjedhur nga lista e PD.
Meqe z. Berisha e ka cuar ne gjykate kete gje, kjo sduhet te sherbeje si alibi “po e mbajme ne grup parlamentar deri sa flase gjykata” apo pastaj “jo se gjykata e mbylli po fakte ska.”
Por duhet qe z. Berisha qe si i zgjedhur i parlamentit te vazhdoj, nese e ka gjykuar sherbimin e tij ne Kuvend si me vlere, jashte grupit parlamentar te PD deri ne perfundim te procesit gjyqesor qe ka nisur. Ketij mund ti bashkohen me vullnet te lire dhe te tjere deputet te zgjedhur te PD nese deshirojne.
Me fitoren e ketij procesi nga z. Berisha si dhe denimin e Sekretarit Ameikan te Shtetit nga gjykata, ai mund te mirepritet ne kete grup parlamentar. Ashtu si dhe ndjekesit e tij.
Kjo shkon ne linje dhe me ligjin antimafia qe propozonte kryetari Basha. I cili deklaronte qe barra e proves per te korruptuarit do biente mbi ata.
Eshte koha qe z. Basha dhe cdo kandidat tjeter te jene koherent. Ne te kundert kushdo fiton eshte i damkosur bashke me partine qe do drejtojne.
Eshte koha qe PD ta mbyll kapitullin me 2013, dhe jo ta mbroj ate, sepse kete e kerkon jo vetem rrethanat por edhe progresi i Shqiperise. Vleresimin e asaj periudhe tja lene historianeve.
Kandidatet per Kryetar te PD duhet te thone dhe ke do lene jashte grupit parlamentar. Nje grup parlamentar me njezet veta te pa kompromentuar, qe lexojne, punetor dhe luftarak eshte celesi ringritjes se PD, opozitarizmit modern, dhe sjelljes shprese ne Shqiperi.
Nje grup parlamentar me 59 deputet, ku me shume se gjysma jane molle te kalbura, qe e kan Kuvendin vend per te mbrojtur ose avancuar stilin e tyre te korruptuar te jeteses, nuk i duhet as Shqiperise as PD.
Kete e kerkon Shqiperia dhe Amerika, aleati yne kryesor.