Neymari i kishte kërkuar Paris Saint-Germainit ta lejojë të luajë për Brazilin në Lojtarët Olimpike 2020 në verë, para se ta nënshkruante marrëveshjen e re.

Brazili do të mundë ta ftojë Neymarin në ekipin kombëtar që do të marrë pjesë në Tokio, pasi e fitoi medaljen e artë në lojërat e kaluara në Rio.

Sipas mediave braziliane, Neymari i kërkoi PSG-së ta lejojë të shkojë në Tokio, si dhe të luajë në Kupën e Amerikës më herët gjatë kësaj vere.

Telashe për PSG-në është fakti se turneu u futbollit në Lojërat Olimpike do të mbahet mes 21 korrikut dhe 8 gushtit.

Ato data ndeshin me fazën e fundit të përgatitjeve parasezonale të PSG-së dhe ndeshjet e para në sezonin e ri në Ligue 1.

Për më tepër, atij do t’i duhej një pushim pak para nisjes së sezonit të ri, nëse luan në ato dy gara.

Barcelona e kishte lejuar Neymarin të luante në Rio më 2016.