Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti më i prekur nga Covid-19. Sipas Universitetiti Jons Hopkins, Shtetet e Bashkuara kryesojnë me 33 milionë të infektuar dhe rreth 586 mijë viktima.
Në vendin e dytë është India me mbi 24 milionë të infektuar dhe 270 mijë vdekje nga Covid-19. Madje India gjatë muajit Maj po përjeton një valë të rëndë të koronavirusit.
Në vendin e tretë renditet Brazili, shtet i cili edhe pse ka më shumë se 15 milionë të infektuar, viktima ka më shumë se India, pasi janë 435 mijë viktima. Kjo për shkak edhe të mutacionit barazilian i cili ishte më agresiv.
Në vendin e katërt për numrin më lartë të të infektuarve nga Covid-19 në botë renditet Franca, shteti më i prekur në kontinentin e vjetër. Franca ka 6 milionë të infektuar dhe mbi 107 mijë viktima.
Një numër të lartë të infektuarish nga Covid-19 ka edhe Turqia duke u renditur në vendin e pestë të shkallë globale, pasi ka mbi 5.1 milionë qytetarë të infektuar nga Sars Cov 2.
Por numrin e viktimave e ka më të ulët se disa vende të tjera që kanë më pak infektime, siç janë Anglia, Rusia, Italia, Spanja apo Gjermania. Këto vende kanë më pak se 4 milionë qytetarë të infektuar, por numrin e jetëve të humbura e kanë dyfishin e Turqisë e cila ka 44.537 vdekje.
Numri i të infektuarve global nga Covid-19 është pothuajse 163 milionë ndërsa numri i viktimave është 3 milionë e 372 mijë viktima.