Të gjithë , pas çdo ndarjeje , përjetojnë ndjenja të pakëndshme, të tilla si dhimbje, zemërim, trishtim dhe nostalgji. Sigurisht, jo të gjithë e përjetojnë njësoj. Në varësi të rrethanave ose karakterit të secilit prej nesh, jeta jonë pas ndarjes mund të bëhet ose shumë produktive ose krejt e kundërta. Gjithmonë varet nga karakteri dhe gatishmëria e një personi nëse ai do ta kapërcejë shpejt marrëdhënien e tij të vjetër për të kaluar në një lidhje të re.
Demi-Demi është një nga shenjat e zodiakut që e ka të vështirë të kapërcejë ish-in. Demi mund të jetë plotësisht kokëfortë, por është gjithashtu një romantik ‘i fshehur’ që dashurohet me gjithë shpirt.
Gaforrja-E vërteta është se gaforret nuk dinë si ta lënë të shkuarën dhe të ecin përpara. Një gaforreje i merr shumë kohë të bëj hapin e radhës, sidomos kur bëhet fjalë për fillime të reja. Gaforret mbyllen në vetvete, qajnë, pendohen, kujtojnë dhe shikojnë fotot e vjetra me partnerin e tyre. Pasi kalojnë të gjitha fazat e mësipërme, atëherë janë gati për fillime të reja.
Virgjëresha-Por ashtu si shenjat e tjera të tokës, virgjëresha kërkon qëndrueshmëri në jetë. Duan një lidhje që të zgjasë dhe, meqenëse janë mjaft të ndrojtur, fillimet e reja janë proces mjaft i mundimshëm dhe i vështirë për personat e shenjës së virgjëreshës.
Peshorja-Ashtu si demi edhe peshorja është shumë romantike, pasi drejtohet nga planeti i dashurisë, Afërdita. Peshoret njihen për pavendosmërinë, por edhe për padurimin dhe dëshirën e tyre për të shijuar aspektet e këndshme të jetës. Kjo shenjë nuk ka të ngjarë të bëjë hapin e parë në një ndarje, ndërsa ka shumë të ngjarë të mbajë zi gjatë kur ndahet me partnerin.