Pas muajsh të tëra shkëputje për shkak të pandemisë, këngëtari Ermal Meta planifikon t’i rikthehet skenës, në turin e tij të parë muzikor. Një turne i cili do t’i japë fund mungesës së koncerteve por që do të ketë një rëndësi të madhe emocionale për këngëtarin shqiptar pasi, një nga ndalesat e tij do të jetë edhe Tirana.
« Në 29 korrik do të jem në Stadiumin Air Albania në Tiranë,” deklaron Ermal Meta për mediat italiane. “Kanë kaluar 30 vjet që kur regjimi komunist ka rënë dhe ne menduam ta festonim me muzikë”, shpjegon autori i” Nuk më bëtë dot asgjë “-. Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve nga vendi ku vij, të cilët arritën të fitojnë lirinë. Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja e midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara nga vetëm 70 kilometra det, është e me të vërtet e bukur.
Tirana nuk do të jetë ndalesa e vetme .
«Më 5 shtator unë luaj në Taormina, në Teatrin Antik. Doja të parashikoja turneun si një ngjarje unike, për të dëgjuar këngët e mia drejtpërdrejt. Mezi po pres. Ne gjithashtu do të ofrojmë një transmetim të drejtpërdrejtë, për të qenë në gjendje të shohim koncertin nga një ekran edhe kur gjendeni në shtëpi. Më pëlqen ideja e përhapjes së saj në eter”.