Në Portin e Durrësit u zhvillua një ceremoni këtë të martë në kuadër të nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”. Kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij dhe ambasadorja Yuri Kim ka vizituar një prej anijeve ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare. Në bordin e kësaj anije ka qenë edhe gjenerali i ushtrisë amerikane Tod D. Wolters.
Kryeministri ka shkëmbyer me gjeneralin dhurata duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-së ndaj Shqipërisë. “Faleminderit zoti Kryeministër kjo është shumë e veçantë”, ishte reagimi i gjenerali teksa Rama i dhuroi edhe Medaljen e Mirënjohjes së kryeministrit.
Në këmbim gjenerali amerikan i dhuroi kreut të qeverisë një suvenir të vogël, në dukje një spilë. Rama u shpreh i lumtur për këtë dhuratë dhe tha se do t’ia japë djalit të tij, Zahos. Gjenerali ofroi edhe ndihmën e tij për djalin e vogël të kryeministrit nëse ndonjëherë do që të fluturojë ndonjë avion.
“Nëse dëshiron që të fluturojë në avion luftarak ne do t’ia gjejmë një vend”, tha gjenerali.