Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se janë kryer 600 mijë vaksinime anti Covid në të gjithë vendin.
“600 mijë vaksinime, Shqipëria buzëqesh”, thuhet në statusin e publikuar nga kreu i qeverisë.
Në Shqipëri po vijon vaksinimi i qytetarëve sipas grupeve me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V. Fushata e vaksinimit në vendin tonë ka nisur që prej javëve të para të Janarit të këtij viti.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. Ndërkohë, ditët e fundit janë raportuar shifra të ulëta të rasteve të reja me Covid.
Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë fjalës së saj në Kuvend, ndërsa ka folur dhe për situatën epidemiologjike në dy javët e fundit.
“Vendi ynë, bazuar në të dhënat epidemiologjike, ka dalë nga zona e kuqe, pra nga zona e riskut së Covid19, krahasur me vendet e tjera, qoftë të rajonit dhe qoftë të Europës. Kjo falë masave të shënjestruara dhe efekteve të vaksinimit që, sipas ekspertëve të shëndetit publik, po fillojnë të ndihen”, tha Manastirliu.
Duke folur për kalendarin e vaksinave, Manastirliu bëri me dije se pritet lëvrini i metëjshëm i dozave të vaksinave, për të zgjeruar fashat sipas grupeve të riskut.
“Pak ditë më parë kanë mbërritur në Shqipëri 11,700 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës sonë me kompaninë Pfizer dhe sasia e parë e dozave që vijnë në kuadër të mbështetjes së instrumentit të Bashkimit Europian. Ndërkohë që çdo javë pritet lëvrimi i mëtejshëm i kontratave të lidhura, duke siguruar dozat e dyta por edhe duke zgjeruar fashat, sipas grupeve të riskut”, bëri me dije Manastirliu.