Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell, por në zonat juglindore pritet të ketë edhe reshje të izoluara.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 28°C. Era do të jetë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.