Ndërron jetë gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Agim Nuriu. Nuriu ka ndërruar jetë sot në moshën 76-vjeçare. Agim Nuriu, ka punuar si gazetar i Radio Shkupit, në një program në gjuhën shqipe, për shumë vite.

Ndër emisionet që ka udhëhequr ishte edhe ai me titull “Mikrofoni i hapur”, në të cilin janë trajtuar tema të ndryshme nga fusha e kulturës e në të cilin janë përfshirë shumë emra të njohur si dhe qytetarët përmes paraqitjeve të drejtëpërdrejta telefonike.

Agim Nuriu u lind më 27 Dhjetor të vitit 1945 në Strugë. Përcjellja për në banesën e fundit, bëhet nesër në vendlindjen e tij në Strugë.