Eklipsi diellor i 12 gushtit do të jetë një spektakël i rrallë në qiell, por mjekët paralajmërojnë se shikimi i tij pa mbrojtjen e duhur mund të shkaktojë dëmtime të përkohshme ose të përhershme të shikimit.

Sipas ekspertëve, syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme, pasi gjatë eklipsit fuqia e rrezeve të Diellit nuk zvogëlohet.

Ekspozimi i syve ndaj Diellit pa mbrojtje mund të shkaktojë retinopati diellore, e njohur edhe si “verbëri nga eklipsi”, një dëmtim i rëndë i retinës.